Për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, sipas kërkesës së bërë nga themeluesi i kësaj force politike, Arben Imami dhe ikona e saj Jozefina Topalli, duhet të vendosë Kuvendi Kombëtar.

Neni 35 i statutit të Partisë Demokratike, në pikën 4 të tij, përcakton mënyrën e shkarkimit.

Në të thuhet se Kuvendit vendos për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Këshilli Kombëtar përbëhet nga:

Kryetari dhe Nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët funksional të Partisë; Ish-Presidentët, ish-Kryeministrat dhe ish-Kryetarët e partisë që janë anëtarë të saj në momentin e thirrjes së Këshillit Kombëtar; Deputetët; Kryetari i Bordit Financiar të Partisë; Kryetarët e degëve të PD-së; Kryetarët e organizatave partnere; Drejtuesit e Departamenteve dhe Kryetarët e Bashkive dhe të Këshillit të Qarkut, që i përkasin Partisë Demokratike.

Tv Klan