Pra qeveria u përgjigj në kërkesë për mendim, kjo është rreth vetë procedurës, ndërsa pse ekziston mendimi se nuk duhet të shqyrtohet ai segment, është sepse tashmë punohet në reformat e DSK-së, dhe në reformat e Ligjit për ndjekje të komunikimeve. Propozimet në këto zgjidhje ligjore të grupit punues janë bërë në përputhje me ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë. Kjo është në fazën përfundimtare dhe është pjesë e planit 3-6-9. Duke u nisur nga ky aspekt, pasi vijojnë reformat e përgjithshme dhe janë në fazën përfundimtare, si dhe do të jenë sistemore dhe të tërësishme, vlerësojmë se zgjidhja parciale nuk është e përshtatshme në këtë moment që të zbatohet – tha Deklaratë, Mile Boshnjakovski.

Bosnjakovski, megjithatë, zyrtarisht nuk kishte përgjigje konkrete, se si pezullimi potencial i nenit 175 do të ndikojë në reformat. Por, shfaqi shpresë se Kushtetuesja do të ketë mirëkuptim, meqë së shpejti do të ketë zgjidhje të reja ligjore. Por, nga ana tjetër, Kushtetuesja një herë tashmë pezulloi thuajse dispozita identike që pushteti paraprak i VMRO-DPMNE-së së pari i miratoi në vitin 2010. Arsyeja për shkak të cilës u hodh poshtë zgjidhja e atëhershme, e që edhe në këtë të tanishmen nuk është ndryshuar, është:

 Vendim i Gjykatës Kushtetuese më 21.06.2017

Dispozitat e kontestuara nga Ligji nuk përmbajnë garanci të mjaftueshme kundër keqpërdorimit eventual nga organi i autorizuar me mundësinë e dhënë teknike për ndjekje të vazhdueshme dhe të pavarur të përmbajtjes së komunikimit, si dhe gjatë grumbullimit të të dhënave të nevojshme lidhur me komunikimin e realizuar”.

Edhe deri më vitin 2010 zgjidhjet ligjore u kanë urdhëruar operatorëve që t’u mundësojnë ndjekje të komunikimeve. Por, kjo dispozitë kurrë nuk ka qenë problem meqë në nenin e njëjtë qëndronte se duhet doemos të ketë urdhër nga gjykata kompetente në të cilin është përcaktuar mënyra, kohëzgjatja dhe vëllimi i masës së ndjekjes. Qeveria e vjetër edhe tani edhe e reja janë në një linjë, se përkundër faktit që në ligjin për komunikime elektronike nuk e përshkruan urdhëresën, kjo nënkuptohet me rregulla tjera./Alsat-M