Kryeministri Edi Rama takoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në Kryeministri pasditen e së enjtes pas kërkesës së Prokurorisë për autorizim, për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, deputetit Saimir Tahiri.

Takimi ka zgjatur rreth një orë. Pas Ministrit Xhafaj, në zyrën e Kryeministrit ishte edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. 

Më herët ditën e sotme, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “

Trafikut të narkotikëve

”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “

Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë

”.

Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime në bashkëpunim me autoritetet italiane për një grup kriminal i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sativa nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për 

“arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës”

 për deputetin Saimir Tahiri./tvklan.al