Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë denoncim në Prokurori për dekonspirimin e aksionit të SHÇBA për arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të lartë të policisë.

Kallëzimi është bërë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, gjë që një ditë më parë u paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama.

Ka dyshime të forta se aksioni për arrestimin e 3 ish-drejtorëve të policisë është dekonpsiruar.

Prej dy ditësh janë shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë ish-drejtori i Policisë Vlorë Jaeld Çela, ish-shefi i krimit të organizuar në Vlorë Gjergj Kohila dhe ish-shefi i kufirit në Dhërmi Sokol Bode. Megjithëse SHÇBA u vu në lëvizje, ende nuk është arrestuar asnjëri prej tyre pasi nuk po gjenden.

 /tvklan.al