Ky është Athanas Xhveli, i cili kërkohej nga policia italiane, për vjedhje dhe grabitje vilash, i kërkuar prej dhjetë vitesh, arrestohet në kryeqytet për drejtim mjeti pa patentë.

Athanas Xhuveli, 24 vjeç nga Vlora, banues në Tiranë, u arrestua nga policia e komisariatit nr. 4, në kryeqytet, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane.

Sipas policisë ai dyshohet se ka kryer vjedhje me armë, grabitj vilash, e personash në vendin fqinj, të cilët edhe e kërkojnë me ngulm.

Këtë aktivitet ai dyshohet se e ka kryer edhe në Shqipëri, pasi në banesën e marrë me qira në rrugën e Dibrës, policia i gjeti edhe një armë pistoletë “Bereta”, një maskë kapuç me vrima në sy.

Po ashtu ai dyshohet edhe për shitje e shpërndarje droge në kryeqytet pasi në banesë iu gjet edhe gjysmë kg marijuanë dhe një peshore elektronike.

24-vjeçari, kap nga shërbimet e policisë së rendit gjatë një kontrolli rutinë. Efektivët e patrullës së përgjithshme ndaluan një mjet të cilin ai drejtonte. Menjëherë i kërkuan lejen e drejtimit, të cilën nuk e posedonte.

Blutë mësynë në banesën e tij, ku i gjetën edhe objektet e paligjshme. Sipas policisë tashmë veç akuzave që vijnë për të nga Italia për vjedhje e grabitje, Xhuveli, do të akuzohet edhe për armëmbajtje, prodhim mbajtje e shitje të lëndëve narkotike e drejtim të mjetit pa patentë. Ai po ashtu do të hetohet edhe për grabitje të mundshme që mund të ketë kryer në Shqipëri./Tv Klan