Motër e vëlla janë vërë në pranga nga forcat e rendit në qytetin e Durrësit, pasi kërkohen nga Italia për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, policia tha se me qëllim ekstradimi drejt Italisë janë ndaluar Arben Plaku 51 vjeç dhe Resmije Rrahmani (Plaku) 57 vjeçe, të dy banues në Shijak.

Gjykata e Genovës në Itali për Arben Plakun ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”,”Vjedhje me dhunë”  dhe”Kontrabandë të personave”, ndërsa e motra Resmije  Rrahmani, është dënuar me 3 vite e 3 ditë burgim për veprën penale” Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”.

Sipas policisë, Interpol Roma i ka shpallur në kërkim ndërkombëtar motrën dhe vëllamë më datë 17 mars 2015./tvklan.al