Kërkohet burri që shtyu gruan para autobusit



Policia britanike ka ripërsëritur apelin për ndihmë për gjetjen e burrit që shtyu një grua para një autobusi në Londër, pasi liroi dy të dyshuar të arrestuar më parë.

Autoritetet kanë publikuar një foto të re të burrit të cilin kërkojnë të marrin në pyetje pasi një grua u shty para autobusit në urën Putney.

Falë reagimit të jashtëzakonshëm të shoferit të autobusit gruaja fatmirësisht pësoi vetëm plagë të lehta.

Burri që po vraponte kur shtyu gruan përshkruhet si i bardhë, rreth moshës 30-vjeçare, me sy kaf dhe flokë të shkurtër në ngjyrën kafe. Ai kishte të veshura atlete gri, pantallona të shkurtra në ngjyrën blu dhe një bluzë gri.

Çdo njeri që ka informacion është i lutur të kontaktojë autoritetet, tha “The Independent”.

Sulmi ndaj gruas 33-vjeçare ndodhi mëngjesin e 5 Majit, teksa ajo po kalonte urë kur një burrë e shtyu për në rrugën e autobusëve dykatësh. Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia arrestoi dhe më pas liroi dy 41-vjeçarë më herët këtë vit./tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*