Close-up page of passport with Schengen visa

Nëntë vende europiane – të shqetësuar nga kërcënimet për sigurinë dhe emigracionin e paligjshëm, kërkojnë rishikimin e Shengen-it, që shmang kontrollet sistematike në kufi, në pjesën më të madhe të Europës. Gjatë një takimi në Paris, ministrat e Brendshëm dhe të Transportit të Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Spanjës, Italisë, Belgjikës, Luksemburgut, Holandës dhe Zvicrës – ranë dakort për forcimin e sigurisë hekurudhore, vecanërisht në linjat ndërkombëtare, pas incidentit në trenin që udhëtonte nga Amsterdami në Paris.

Megjithatë, Komisioni Europian, që zbaton kodin Shengen këmbëngul se nuk sheh ndonjë nevojë për të ndryshuar rregullat, për të përmirësuar sigurinë apo kontrollin e emigrancionit. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Kazanëv tha: “E ftojmë Komisionin të shqyrtojë amendamentin për kodin e Shengenit, për të lejuar kontrolle ku dhe kur është e nevojshme”.

Komisionerja e Transportit në Bashkimin Europian, Violeta Bulc tha se megjithëse siguria vjen në rradhë të parë, nuk ka arsye për reagim të tepruar. Eshte thelbesore tha ajo se per aq kohë sa transporti publik mbetet i hapur dhe lehtësisht i arritshëm, siguria duhet të jetë në përpjestim me kërcënimin”. Nëntë vendet pjesëmarrese në takimin në Paris u shprehën të gatshëm për të parandaluar, zbuluar dhe luftuar aktet e dhunës që personat e radikalizuar mund të kryejnë në territorin e Bashkimit Europian.

Tv Klan