Një nënë ka pranuar se ajo dëshironte të ndërpriste shtatzëninë, pasi mori vesh se djali ishte më sindromën Down.

Claire Farrington ishte e tronditur dhe e zemëruar, kur mjekët i thanë se fëmija që ajo kishte në bark u diagnostikua me sindromën Down.

“Më vjen turp ta them, por në atë periudhë, kam dashur që ta hiqja fëmijën, por kam qenë ë tmerruar ” ka rrëfyer Claire.

Gjithashtu Clarie është shprehur se gjithmonë ka pasur paragjykime për fëmijët me sindromën Down dhe nuk kishte menduar kurrë se do kishte një fëmijë që do kishte këtë sindromë.

Claire e zbuloi se fëmija i saj kishte sindromën Down kur ajo ishte 29 javë shtatzënë.

Por, pas një viti ajo dhe partneri i saj Andrew Papadimitriou, janë bërë pishman që në fillim janë mërzitur dhe Claire ka shprehur dëshirën për të ndërprerë shtatzëninë./tvklan.al