Një shënim për të gjithë prindërit:
Kur t’i kërkoni fëmijës tuaj për të bërë një punë shtëpie, ndoshta është më mirë që ta specifikoni atë sa më shumë që të jetë e mundur.
Një histori e çuditshme dhe qesharake në të njëjtën kohë, ka ndodhur mes një nënë dhe djalit të saj. Teksa është larguar nga shtëpija nëna i kishte lënë shënim të birit për të nxjerrë këmishën e bardhë për tu tharë jashtë. Por, në vend që ajo t’ia specifikonte këtë gjë, në një copë të vogël letre ajo kishte shkruar:
A mund ta vendosësh këtë për ta tharë jashtë, të lutem?
Dhe shënimin e kishte lënë mbi këmishën e bardhë.
Jason Coakley më pas e kishte lexuar shënimin që i kishte lënë nëna e tij, por siç duket nuk ka marrë mesazhin e duhur.
Në vend të këmishës, ai kishte nxjerrë letrën për tu tharë. Kjo foto e postuar më pas nëpër rrjetet sociale është kthyer në “hit” në internet duke marrë mijëra komente./tvklan.al