Një ditë përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet miratimi i rritjes së çmimit të ujit, këshilltarët e djathtë e kanë cilësuar atë një rast të pastër korruptiv nga ana e kryebashkiakut Veliaj.

Kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike Leonard Olli, i bëri thirrje qytetarëve të protestojnë kundër asaj që ai e cilësoi aferë e kryebashkiakut të Tiranës.

Këshilltarët e djathtë denoncuan si megaaferë korruptive edhe kalimin e fondit prej 60 milionë eurosh për ndërtimin e shkollave me partneritet Publik-Privat.

TV KLAN