Marrëveshja politike e arritur mes kryetarit të mazhorancës, Edi Rama dhe atij të opozitës Lulzim Basha parashikon ndryshimin e Zv/kryeministrit, 6 ministrave dhe 5 drejtorëve të drejtorive më të rëndësishme të administratës. Mes ministrave që pritet të lenë detyrën janë dhe 3 ministrat që morën detyrën dy muaj më parë, Xhafa, Manastirlliu dhe Xhaçka.

Largimet në Qeveri:

  1. Zv.Kryeministri Niko Peleshi
  2. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa
  3. Ministri i Arsimit, Lindita Nikolla
  4. Ministri i Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu
  5. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka
  6. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
  7. Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili

Largimet në Drejtori:

  1. Drejtori i OSHEE Arben Çelaj
  2. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit Artan Lame
  3. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave Ilirjan Muho
  4. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve Miklovan Kopani
  5. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural Suela Popa /tvklan.al