Shpesh kemi dëgjuar për modelet që kalojnë nëpër shumë dieta dhe ushtrime strikte para se të dalin në sfilatë mode apo para foto sesioneve për kompanitë që përfaqësojnë.

Në një interviste rreth kësaj teme, modeli i njohur britanik David Gandy, ka treguar për rastin kur para se të dilte para kamerave, fotografet i kishin thënë se kripa nuk i lejohej për dy ditë me radhë, si dhe uji duhej të konsumohej sa më pak para se te bënin fotografitë, sepse sipas tyre  këto dy përbërës të fryjnë, dhe për këtë shkak nuk duhet të konsumoheshin asnjëra.

Nga ana tjetër, Adriana Lima ka thënë se kur është koha e sfilatës së Victoria’s Secret ajo fillon të ushtrojë në palestër për çdo ditë. Modelja ushtrimet intensive i fillon në gusht, ndërsa sfilata mbahet në dhjetor.

Ajo çka është dukur më e çuditshme është se Lima gjithashtu ka thënë se 12 ore para shfaqjes nuk guxon të konsumojë as edhe një gotë ujë apo lëng, në mënyrë që t’i ikë fryrjes. /klan kosova.