Ne jemi duke shpenzuar çdo ditë e më shumë kohë para ekraneve të kompjuterëve të cilët shkatërrojnë sytë tanë.

Shumë prej nesh kalojnë 8-9 orë duke parë ekranet e ndiçuara, gjë që do të thotë 90% të ditës sonë ne e kalojmë para pajisjeve teknologjike që dëmtojnë sytë tanë duke përfshirë këtu dhe telefonat celularë të cilët i përdorim pas pune.

Shpenzimi i një kohe të konsiderueshme duke parë ekranin e kompjuterit është diçka e dëmshme për sytë tanë.

z

Drita blu dhe spektri i ngjyrave të tjera që dalin nga kompjuteri janë të dëmshme për retinën tonë kur ekspozohen për një kohë të gjatë. Kjo mund të çojë dhe në mungesë të gjumit dhe të bjerë në kundërshtim me ciklin tonë të të fjeturit.

Marka e syzeve “Felix Gray” ka për qëllim të lehtësojë lodhjen e syrit për përdoruesit e kompjuterit kudo në botë. Kompania ka zhvilluar një linjë të syzeve më në modë me lente që rrisin përforcimin e syrit, duke reduktuar shkëlqimin verbues të kompjuterit dhe duke filtruar dritën blu për të mbajtur sytë e qetë edhe kur kemi shpenzuar një kohë të gjatë para ekranit të kompjuterit tonë.

Syzet kushtojnë 95 $ dhe vijnë në katër ngjyra skeletesh./tvklan.al