Vijojnë të jenë të larta tensionet mes Serbisë dhe Kosovës qe pas mbrëmjes se te shtunës kur një tren me mbishkrime nacionaliste nuk u lejua të hynte në Mitrovicë.

Thirrja me e fundit për qetësimin e situatës vjen nga zëdhënësi i KFOR-it, nenkoloneli Max Barbacini, i cili i beri thirrje palës serbe dhe asaj te Kosovës për vetëpërmbajtje dhe te angazhohen për dialog.

Zëdhënësi i KFOR-i, theksoi se trupat e tyre janë të gatshëm për çfarëdo situate, e cila ka nevoje për ndërhyrjen e tyre.

Deklarata vjen një ditë pasi presidenti serb, Tomislav Nikoliç, mblodhi Këshillin e Sigurisë Nacionale,ku edhe deklaroi se Serbia është e gatshme të nisë edhe ushtrinë ne Kosove, nëse rrezikohen jetët e serbeve.

Thirrja për uljen e tensioneve mes dy vendeve ka ardhur edhe nga Komisionerin për zgjerim i BE-se, Johannes Hahn, i cili tha në Bruxel se “Kosova dhe Serbia duhet të shikojnë përpara dhe te mos e rrezikojnë atë qe është arritur”.

Disa media serbe kanë aluduar se rreth 2000 trupa të forcave të antiterrorit janë pare te lëvizin drejt kufirit me Kosovën. Këto lajme mbeten ende të pakonfirmuar zyrtarisht nga autoritetet e të dy vendeve.

Tv Klan