Akti i fundit i Champiopns League është vetëm pak orë larg. Finalja mes Real Madrid dhe Liverpool është gati. Në Kiev, spanjollët mund të fitojnë trofeun e 13 ndërsa për anglezët do të ishte kupa e 6. Të dy skuadrat kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas gati për një ndeshje që do të ofrojë spektakël. Gati janë edhe protagonistët. Mouhamed Salah ndihet i gatshëm edhe pse egjiptiani nuk e ka ndërprerë ramazanin për këtë ndeshje kaq të rëndësishme. Po ashtu edhe Cristiano Ronaldo.

“Nuk ka favoritë. Liverpool ka ardhur me meritë deri këtu, ashtu si Real Madrit. Nëse luajmë në nivelin tonë më të lartë jam i sigurt që do të fitojmë”.

Kievi është mbushur me tifozë, më së shumti me anglezë. Ultrasve të Liverpool u është ofruar një pritje nga fanatikët ukrainas. Në fakt aspak miqësore.

Real Madrid ka kthyer rreth 1000 bileta, pasi për tifozët e saj udhëtimi dhe qëndrimi në Ukrainë ishte i papërballueshëm financiarisht. Për arsye sigurie, ato 1000 vende do të qëndrojnë të bllokuara.

Nga ana tjetër raportohet se rreth 1000 tifozë të Liverpool ende nuk kanë mbërritur për shkak të një mosmarrëveshjeje të një kompanie avionësh charter dhe aeroportit të Kievit.

Tv Klan