kikiriketFëmijët e vegjël, të cilët konsumojnë kikirikë në ushqimet e tyre kanë më pak gjasa për t’iu zhvilluar një lloj alergjie në moshë madhore.

Ky është rezultati i një studimi të kohëve të fundit në Britani, i publikuar në New England Journal of Medicine.

Kërkimet përfshinë 600 foshnja nga 4 deri në 11 muaj, që ishin në rrezik të lartë të zhvillimit të alergjive.

Këta fëmijë u ndanë në dy grupe, tek secili grup do të testoheshin dieta të ndryshme.

17 për qind e fëmijëve të cilëve nuk iu përfshinë në dietë kikirikë, kishin më të zhvilluar mundësinë e prekjes nga alergjitë në moshë madhore, sesa 3 për qind e fëmijëve që konsumuan kikirikë, në grupin tjetër.

tvklan.al