Koreja e Veriut ka shpikur një medikament i cili jo vetëm kuron sëmundjen e SIDA-s, por gjithashtu edhe virusin Ebola edhe kancerin, deklaron agjencia e lajmeve ne vendin komunist.

Në një njoftim thuhet se “ilaçi i mrekullisë” përbëhet nga xhenseni (bimë mjekësore e rritur në Azinë Lindore) dhe një përzierje përbërësish të tjerë, megjithatë në njoftim nuk zbulohet kombinimi i veçantë.

Në një faqe interneti që i dedikohet posaçërisht këtij medikamenti, përmendet një studim mjekësor në Afrikë, ku bari është testuar te pacientët HIV. Aty thuhet se te çdo pacient është vënë re një permirësim, me 56 për qind të tyre të shëruar plotësisht dhe 44 për qind me një përmirësim të dukshëm të gjendjes së tyre.

Shkencëtarët e Koresë së Veriut thanë gjithashtu se medikamenti është i aftë të shërojë disa lloje të kancerit. Por nuk kanë specifikuar cilat lloje të kancerit dhe as hollësira shkencore që mbështesin këtë pretendim.

Koreja e Veriut është e njohur për të bërë pohime të tilla të çuditshme për aftësitë e tyre. Ata pretëndojnë se Kim Jong-un ka spikur hamburgerin dhe se kishte fuqi magjike që e bënin atë të mos kishte nevojë të përdorte tualetin.

/tvklan.al