kimGjyqtari i talenteve të X Factor UK, Simon Cowell, ka pranuar se kërkon Kim Kardashian si pjesë e panelit të X Factor 2015.

Pas një kohe të gjatë spekullimesh dhe thashethemesh, Cowell ka thënë për MailOnline, se është mjaft interesant fakti që Kim të jetë pjesë e këtij paneli gjykues.

Ideja që Kim Kardashian mund të jetë në X Factor, më emocionon së tepërmi, ka thënë 55-vjeçari.

Pjesa më e vështirë është që autorët e programit të bindin Kanye West, që bashkëshortja e tij Kim, të qëndrojë në Britaninë e Madhe gjatë periudhës së spektaklit.

Nga ana tjetër Kim Kardashian nuk ka asnjë eksperiencë muzikore dhe nuk di asgjë rreth kësaj të fundit, përveç një klipi provokues të xhiruar në 2012, që mban titullin “Jam (Turn It Up)”.

tvklan.al