KIM

Kim Kardashian ka vendosur të kthehet sërish brune, pas ndryshimit në look si bionde pak javë më parë.

34 – vjeçarja një ditë më parë ka postuar foto në Instagram, ku dukej e lëkundur nëse do të qendronte më gjatë bionde.

Dhe vendimi i saj për t’u rikthyer sërish në origjinë nuk vonoi.

Arsyeja e mundshme për këtë ndryshim të shpejtë të flokëve të saj ishte kujdesi dhe mirëmbajtja që floku biond kërkon.

Femrat e dinë se nuk është e lehtë që nga një ngjyrë e errët të kthehesh në ngjyrë të çelët, pasi kërkon shumë punë dhe regjim të rregullt ndaj bukurisë.

a4cfe6fefa0064ff50bd845996c52743aedc7b10

Ndryshimi i menjëhershëm i look – ut të Kardashian mund të cilësohet dhe si një aventurë nga ana e saj.

tvklan.al