1

Kim Kardashian ka ndarë ndjenjat e saj të vërteta me fansat në faqen zyrtare, KimKardashianWest.com

Do të them të vërtetën: Për mua, shtatzënia është eksperienca më e keqe në jetën time, ka shkruar 34 – vjeçarja në website-n e saj.

Ajo ka shkruar edhe për shqetësimin se kur je shtatzënë, trupi zgjerohet gjithmonë e më shumë dhe asgjë nuk të përshtatet më.

Unë nuk ndihem më seksi, ka thënë Kardashian. Shumicën e kohës nuk ndjehem e sigurt në vetvete, ka vijuar 34 – vjeçarja.

Me fansat e saj ajo ka ndarë edhe gjendjen mendore gjatë kësaj periudhe, për të cilën thotë se nuk ka qenë aspak e mirë./tvklan.al