Kina ka paralajmëruar se konflikti mund të shpërthejë “në çdo moment”, pas frikës se Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur për të lëshuar testin e saj të gjashtë bërthamor, apo më shumë raketa, për të sfiduar sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe për të paralajmëruar SHBA.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi tha se ishte e nevojshme për të parandaluar këtë situatë në gadishullin korean, që të mos “shkonte në një rrugë pa kthim”.

Më herët, Zëvendësministri i Jashtëm koreanoverior fajësoi Presidentin amerikan, Donald Trump për përshkallëzim të tensioneve, me anë të postimeve të tij në Twitter dhe zgjerimin e stërvitjeve ushtarake, duke thënë se OKB është bërë më “e egër dhe agresive” nën lidershipin e tij, në krahasim me presidentin e mëparshëm, Barack Obama.

“Do të shkojmë në luftë nëse ata zgjedhin këtë rrugë

“, tha Han Song Ryol për “Associated Press”.

“Çfarëdolloj gjëje të vijë nga politikanët amerikanë, nëse fjalët e tyre janë kanë për qëllim që të hedhin sistemin dhe qeverinë tonë, ne do t’i kundërshtojmë në mënyrë kategorike”,

theksoi ai.

Peniani zyrtar, së fundmi lëshoi një test të raketës balistike dhe disa ekspertë thonë se mund të ndërmarrë një tjetër test bërthamor në çdo moment.

Më herët, Kina njoftoi dërgimin e 150 mijë trupave në kufi me Korenë, me qëllim parandalimin e një konflikti të mundshëm bërthamor./tvklan.al