Janë përshkallëzuar më tej tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës dhe Rusisë, pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur sanksione ndaj 16 ndërmarrjeve kineze dhe ruse. Amerikanët akuzojnë sipërmarrësit e sanksionuar se po mbështesin financiarisht programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Mirëpo masat e marra së fundi nga SHBA kanë ngjallur reagimin e Kinës. Pekini zyrtar i bënë thirrje amerikanëve të anulojnë menjëherë sanksionet, duke i cilësuar ato si një gabim të rëndë.

Edhe Moska reagoi duke i quajtur masat shtrënguese një fushatë hakmarrjeje./Tv Klan