The Guardian raportoi të hënën se në një gazetë shtetërore kineze thuhej se “makinat dhe iPhone nuk do shiten më në Kinë” në qoftë se Presidenti i zgjedhur Donald Trump fillon një luftë tregtare. Sipas Global Times, nëse Trump do i bëjë realitet kërcënimet e tij për të vendosur një tarifë 45% mbi importet kineze dhe ta listojë zyrtarisht Kinën si manipuluese të monedhës, ajo do hakmerret ndaj tij gazeta.

Industria ajrore u veçua në listën e kundërmasave në mënyrë specifike sepse Kina mund të zëvendësojë një grumbull të porosive për aeroplanët Boeing të SHBA, me ato Airbus, të Francës.

Gjithashtu u tha se do ndaloheshin importet e sojës dhe misrit nga SHBA dhe Kina mund të kufizojë numrin e studentëve kinezë që studiojnë në SHBA.

Gazeta e përshkroi tarifën e 45% si “thjesht retorikë të fushatës.”

Nuk dihet nëse presidenti i zgjedhur do i përmbushë idetë e tij proteksioniste që janë vënë në dyshim. Specialist i China Societe Generale, Wei Yao, thotë se një tarifë aq e lartë as nuk vihet në diskutim.

Ndërkohë që gazeta thekson se “asnjë nga presidentët e mëparshëm nuk e kishte guximin për të nisur një luftë tregtare ndaj Kinës”./tvklan.al