BudaMund të konsiderohet si një luftë me kohën për të shpëtuar një nga pasuritë më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të botës.

Bëhet fjalë për 252 shpellat e Jungangut në Kinë, në të cilat ndodhen më shumë se 51 mijë statuja të vogla e të mëdha të Budës.

Ky kompleks është ndërtuar në shekujt e 5-të dhe të 6-të të erës sonë dhe që prej 2001 është përfshirë në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO.

Të dëmtuara rëndë për shkak të erozionit të kohës – pasi i gjithë kompleksi është ndërtuar në një zonë ku mbizotëron guri ranor, në fakt, problem më i madh i restaturatorëve sot është ndotja nga ajri, për shkak të industrializimit.

Shpellat ndodhen në zemër të zonës më të rëndësishme qymyrgurore të Kinës, ku nxirret rreth 1 miliardë tonë mineral, ¼ e totalit të prodhimit të vendit.

Për të mbrojtur këtë pasuri, qeveria kineze mbylli një numr minierash të vogla; devijoi një rrugë nga ku miliona tonelata qymyr transportoheshin nëpërmjet mjeteve të rënda, si dhe zhvendosi mbi 4 mijë familje që burimin kryesor të jetesës kishte këtë mineral.

Shkencëtarët besojnë se puna që po kryehet për restaurimin e këtyre tempujve do të merret si shembull edhe për ruajtjen e disa zonave të tjera arkeologjike në Kinë, të cilat kërcënohen nga ndryshimet klimatike dhe aktiviteti i njeriut.

Tv Klan