kineze

Një grua e moshuar kineze quhet “njëbrirëshë” për shkak të rritjes anormale në kokën e saj të një kocke të madhe, raporton faqja online, Yahoo. Liang Xiuzhen kishte filluar 8 vjet më parë të vërente rritjen e një nishani të pazakontë në pjesën e përparme të kokës.

87-vjeçarja është nga një fshat i provincës, Sichuan në Kinë dhe ka zgjuar vëmendjen ë shkëncëtarëve për bririn e çuditshëm që i ka mbirë në kokë. Aktualisht briri i saj është rreth 13 centimetra. Mjëkët specialist e kanë identifikuar atë si një kancer të lëkurës, “cornu cutaneum”.

Janë rastë shumë të rralla thonë mjekët që ai shfaqet në këtë lloj madhësie dhe kjo përbën një studim për shkenctarët kinezë, prandaj ata e kanë quajtur “kanceri njëbrirësh”. Mjekët japin shpresa se mund ta heqin bririn nëpërmjet operacionit, por familja druhet se e moshuara mund të mos e përballojë nderhyrjen kirurgjikale.

Mujin e kaluar një tjetër rast i çuditshëm kanceri u zbulua në këmbët e një njeriu në Kinë./tvklan.al