468  kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia e Tiranës në aksionin e koduar “qark i mbyllur”. Në një banesë të braktisur ne zonën e fushës së aviacionit u gjetën 15 thasë të mbushur me drogë.

Policia ka prangosur Besnik Berishë, por ai ka mohuar të ketë lidhje me drogën, dhe banesën ku u gjet lënda narkotike. Në një reagim avokati i tij tha se Berisha nuk ka asnjë marrëdhënie pronësie me ambientin që pretendon policia, madje ai e ka vënë në dijeni policinë për këtë fakt. Në pranga është vene dhe Arif Plasa.

Ndërsa policia e Gjirokastrës pas sekuestrimit të 768 kilogramëve kanabis në fshatin Piskovë të Përmetit ndaloi dy poseduesit e dyshuar te lëndës narkotike. Gentjan Hysenji 36 – vjeç dhe Donald Nikollari 32 – vjeç sipas informacioneve të policisë kanë grumbulluar drogën në një tunel dhe më pas do ta trafikonin jashtë vendit. Ndërkohë policia vazhdon të punoje për ndalimin e personave të tjerë të cilët dyshohet se mund të jenë përfshirë në këtë rast trafikimi te lendeve narkotike. 

/ TV KLAN

***

Nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2, në vijim të punës së pandërprerë për të parandaluar dhe goditur trafikun e lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative se në një banesë kishte të fshehur një sasi të madhe lënde narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin antidrogë të koduar ” Qark i mbyllur”, ku në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë:

Arif Plasa, 55 vjeç, banues në Tiranë

Besnik Berisha, 48 vjeç, banues në Tiranë

Nga kontrolli i kryer në banesën e Besnik Berishës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 468.2 kg lëndë e dyshuar Narkotike, Cannabis Sattiva.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./tvklan.al