Ky është momenti i tmerrshëm kur gishti i një vajze të vogël lëviz ndërsa ajo qëndron e shtrirë në një arkivol të hapur. Momenti drithërues bëri që familja e saj të refuzonte të besonte se ajo kishte vdekur, pavarësisht se vajza kishte ndërruar jetë më shumë se 24 orë më parë.

Videoja është publikuar dje në internet edhe pse është e paqartë kur është filmuar. Kjo video u ngarkua nga një llogari e regjistruar në Shtetet e Bashkuara, por duket se filmuar në një vend të Amerikës Jugore ose Qendrore.

 

E njohur si “spazma e vdekjes”, ajo mund të shkaktohet nga një presion i muskujve duke e bërë që muskujt të gulçojnë e duke dhënë kështu iluzionin e jetës. 

Ndonjëherë, edhe pasi truri ka vdekur, shtylla kurrizore vë në lëvizje neuronet që shkaktojnë kontraktime të vogla të muskujve./tvklan.al