Një burrë ka pranuar se ka vrarë nënën dhe dy vëllezërit e tij, pasi kishte frikë se ata do t’i zbulonin një gënjeshtër që ai i kishte thënë të fejuarës së tij. Burri i kishte thënë të fejuarës se kishte një punë, kur në fakt ai nuk punonte dhe kishte frikë se familja e tij do ia zbulonte sekretin.

Brett Ryan kishte qenë në të kaluarën e tij një grabitës bankash, dhe këtë fakt e kishte pranuar edhe para të fejuarës Kristen Baxter, por përsëri ajo kishte vendosur të qëndronte me të pavarësisht kësaj.

Por 36-vjeçari nga Toronto, Kanada, kishte fshehur prej saj një tjetër sekret, faktin që ai nuk ishte diplomuar dhe s’kishte as punë.

Pasi nëna e tij, Susan Ryan, e kërcënoi se do të t’i thoshte të vërtetën të fejuarës së tij dhe se do të ndërpriste mbështetjen financiare, debati u ashpërsua më tej, thuhet në deklaratat e paraqitura në gjykatë.

Ai më pas e goditi nënën e tij me një shufër, një lloj shigjete që përdoret për harqe dhe e mbyti atë në garazh.

Jo shumë kohë më vonë, vëllai i tij, Christopher Ryan, arriti të gjejë agresorin në garazh, pasi nëna e tij e thirri atë për ndihmë kur debati kishte dalë jashtë kontrollit.

Ryan qëlloi edhe vëllain e tij me shigjetë në qafë, duke e lënë të vdekur pranë trupit të së ëmës.

Pastaj ai theri vëllain tjetër të tij, Alexander, 29 vjeç, i cili mbërriti më vonë në shtëpi. Ai u rrëzua në një rrugë me pemë, ku trupi i tij u gjet nga policia.

Ryan gjithashtu sulmoi vëllanë e tij më të madh, Leigh, 39 vjeç, i cili dëgjoi grindjet dhe doli jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Ai u ndoq dhe u sulmua nga Ryan, por arriti të shpëtonte dhe të vraponte nëpër rrugë duke kërkuar ndihmë.

Ryan u arrestua jashtë shtëpisë së familjes së tij gushtin e kaluar ku nëna e tij dhe dy vëllezër u gjetën të vdekur në vendngjarje.

Përveç dënimit me burg të përjetshëm për tre vrasjet, atij iu dha gjithashtu një dënim 10-vjeçar për vrasje në tentativë ndaj vëllait të tij, Leigh./

tvklan.al