Kivanci-KurtiAktorit të famshëm turk Kivanç Tatlitug, i njohur së fundmi për rolin e “Kurt Seyit” në serialin që transmetohet çdo të dielë në Televizionin Klan, çdo rol që i besohet e luan në mënyrë të përsosur, prandaj dhe është aktori më i kërkuar i momentit.

Kivanç ka marrë mjaft vlerësime për rolin e tij tek “Kurt Seyiti dhe Sura” , duke bërë që sërish regjizorët t’i besojnë rolin e protagonistit në një tjetër serial që ka në fokus luftën.

Mediat turke raportojnë se Kivanç së shpejti do të angazhohet në serialin e ri, i cili do të xhirohet në Iran.

Deri më tani të gjitha serialet që kanë për protagonistë Kivanç-in kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm, e për momentin ai nuk ka rival.

M.S