Një fotografi bardhë e zi që tregon gjyshin dhe nipin e tij 11-muajsh, ka prekur mijëra njerëz nga e gjithë bota. Fotografia e bërë në Albama, tregon lidhjen e fortë, pasi ata kanë një sëmundje të përbashkët edhe pse në faza të ndryshme të jetës.

Brandy Gragware ka thënë se babai i saj ka operuar dy herë zemrën, edhe pse rezultatet nuk kanë qenë të suksesshme.

Ndërsa foshnja e saj Kolibe, në moshën 4-muajsh ka kryer një ndërhyrje, sepse ai ka lindur me defekt në zemër, sëmundje kronike të veshkave dhe sindromë Down.

“Të dy vuajnë nga një problem serioz i zemrës, dhe jeta e tyre është në rrezik. Ndihem e mallëngjyer kur i shikoj së bashku duke vështruar njëri-tjetrin, por jam e tmerruar sepse nuk dihet se sa kohë u ka mbetur për të jetuar”, ka thënë Brandy Gragware.

/tvklan.al