Mesa duket, shumë prej nesh kemi kohë që i shkrijmë ushqimet në mënyrë të gabuar.

Kjo, sipas ekspertes mbi ushqimin Susanne Ekstedt.

Teksa pjesa më e madhe e lë mishin apo peshkun e ngrirë jashtë frigoriferit me qëllim që të shkrihet ngadalë, Ekstedt thotë se kjo është mënyra më e gabuar.

frigo

Sipas saj, mënyra më e mirë për të shkrirë ushqimet është që t’i fusni në ujë të ftohtë, pasi kjo metodë ndihmon në ruajtjen e shijes së produktit.

Duke folur për “

sciencenordic.com

” ajo tha se arsyeja përse mishi dhe peshku duhet shkrirë në ujë është e thjeshtë. Uji kryen ngrohje më shpejt sesa ajri, për këtë arsye procesi shkrirjes është më i shpejtë. /tvklan.al