Një nënë e re është tronditur pasi partneri i saj është martuar në mënyrë të fshehtë me një grua tjetër, ndërsa ajo ishte duke lindur fëmijën e tyre.
Heather McGillion, 24 – vjeçe dhe Adonis Rodriguez ishin njohur në Republikën Domenikane dhe kishin më tepër se një vit bashkë si çift.
Ata po planifikonin të ardhmen e tyre së bashku, por në momentin që McGillion u kthye në Britaninë e Madhe për të lindur fëmijën e tyre, një mik i saj i dërgon asaj në Facebook një fotografi të Andonis duke u martuar me një grua tjetër.
“Kur e hapa mesazhin u ndjeva sikur isha godituar nga një autobus dykatësh”
– ka thënë Heather.
“Adonis kishte në krahët e tij një femër e cila ishte veshur me fustanin e nusërisë. Kjo nuk kishte kuptim dhe sa më shumë mendoja për këtë, aq më absurde ishte.”-
shtoi ajo./tvklan.al