Vizita në Francë e Presidentit Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melania Trump vazhdon të komentohet gjerësisht në media dhe rrjetet sociale.

Së fundmi, në internet po qarkullon një fotografi e dy çifteve presidenciale duke darkuar në një restorant në kullën “Eiffel”.

Të ulur në tavolinë, Donald Trump në krah me bashkëshorten e Presidentit Emmanuel Macron dhe përballë tyre respektivisht partnerët, Melania ka vendosur dorën mbi këmbën e Macron gjatë pozës për një fotografi. Kjo foto ka marrë “lumë” komentesh në Twitter, teksa një nga përdoruesit e këtij rrjeti shkruan se kjo ështe

“fotografia që do të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore”.

Në të vërtetë, kjo foto është një montazh. Nëse do të vëmë re me kujdes detajet, do të kuptojmë që gjithçka është një sajesë. Atë darkë, Melania nuk kishte vendosur byzylyk në dorën e majtë me të cilën ka prekur Presidentin Macron.

Sigurisht që Zonja e Parë e SHBA nuk do ta bënte kurrë këtë veprim. Më poshtë janë edhe fotot reale nga darka e çifteve presidenciale Trump-Macron. Megjithatë, ky fotomontazh në internet shkaktoi debat të madh mes komentuesve.

/tvklan.al