Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar planin e përgjithshëm të Tiranës, duke i hapur kështu rrugë ndërtimit në kryeqytet dhe krijimit të hapësirave të reja të gjelbra. Kishte afro 2 vite e gjysëm Tirana nuk kishte një plan të detajuar se si do të zhvillohej arkitektura e saj. Kreu i qeverisë tha në mbledhjen e KKT-së se plani ka si prioritet qytetarët dhe rritjen e shërbimeve për ta.

Stefano Boeri, autori i planit të Tiranës, tha se koncepti është të rritja e hapësirave të gjelbra dhe ndalimi i zgjerimit të kryeqytetit.

 “

Ne kemi si qëllim të ndalojmë zgjerimin e mëtejshëm të Tiranës. Si do ta bëjmë këtë? Do ndalojmë shtrirjen horizontale dhe do të përmirësojmë shërbimet në periferi. Po ashtu duam që sipërfaqen e gjelbër ta rritim nga 2 metra katror në dispozicion të një qytetari në 14 metra

.”

Plani bazohet në idenë e kryeqyteti kaleidoskopik, ku në fokus është ndërtimi i tre unazave të gjelbra me pemë të cilat do të përshkojnë kryeqytetin dhe do të jenë edhe rrugë për këmbësoret dhe një pylli i cili do të shërbejë përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Tv Klan