Klan News mëson nga burime jozyrtare se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Sipas të njëjtave burime të Klan News, kandidati kryesor për të marrë detyrën pas largimit të Gledis Nanos është Muhamet Rrumbullaku.

Gledis Nano mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Tetor 2021 nga paraardhësi i tij Ardi Veliu. /Klan News