Parlamenti Europian është kundër ekstradimit të shtetasit turk Muhamed Ajdoumush në Ankara.

Në letrën e siguruar nga Klan Plus që mban datën e sotme, Kryesuesja e Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizimit dhe Asocimit BE- Shqipëri, Monica Makovei deklaron ndër të tjera se është e ndaluar ekstradimi i njerëzve për arsye politke

“Shqipëria është një vend Europian, që ndan të njëjtat vlera si Bashkimi Europian dhe për këtë arsye nuk duhet të lejojë ekstradimin apo dërgimin e një personi në një vend, ku ai mund të bëhet subjekt i torturave dhe trajtimeve çnjerëzore. Është pjesë e rregullave kryesore në kartën europiane e të drejtave të njeriut. Nëse argumenti që vjen nga autoritetet shqiptare për këtë vendim, lidhet me faktin që pasaporta e zotit Yasir Aydogmus është pezulluar nga autoritetet turke, kjo nuk përbën një bazë ligjore për ekstradim”.

Duket se pozicioni i Parlamentit Europian dhe delegacionit të Këshillit të Europës ndaj çështjes turke në tërësi, e veçanërisht ndaj të ashtuquajturve anëtarë të rrjetit terrorist Gylen, ka influencuar në vendimin e Gjykatës së Durrësit. Muhamed Ajdoumush akuzohet nga Turqia si bashkëpunëtor i rrjetit gulenist.

Burimi: Klan Plus