Kombëtarja pavarësisht rezultateve pozitive në dy ndeshjet e fundit humbi 3 pozicione në klasifikimin e FIFA-s. Kuqezinjtë renditen në vendin e 66-të për muajin shtator edhe pse fituan me Lihtenshtejnin dhe barazuan me Maqedoninë.

Rënie në renditje ka edhe Italia e Izraeli, ndërsa Spanja ndodhet sërish në vendin e 11. Maqedonia renditet e 103-të, pasi fitoi 32 pozicione në klasifikim.

Përmirësim ka Lihtenshtejni që ka përfituar nga rezultatet më të dobëta të përfaqësueseve që mbyllin renditjen në FIFA. Në krye të tabelës ngjitet Gjermania e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia./Tv Klan