klaudiaKa kaluar përmes emocioneve të forta kualifikimi i Primabalerinës se Tv Klan Klaudia Pepa në “Amici” një prej spektakleve të Kanale 5 nga më të ndjekurit në Itali dhe që drejtohet prej vitesh nga Maria de Filipi.

7 vajzat kanë sfiduar njëra – tjetrën në balet dhe vetëm njëra prej tyre do të kualifikohej për të hyrë në bankat e “Amicit” duke fituar të drejtën për të vazhduar këtë endërr.

Vendimi për të kualifiukuar vetëm njërën prej tyre pritet me mosbesim nga konkurrentët dhe publiku. Emocionet ishin të gjitha për Klaudian kur pa në ekran emrin e saj. Tashmë ajo është një prej konkurrenteve zyrtare të “Amici”.

Të gjitha vajzat e tjera e mbyllën këtu garën në Amici, ndërsa për Klaudian fillon një rrugë akoma më e vështirë.

Pas eksperiencave të shumta në spektaklet e kërcimit e muzikës në televizionin që e zbuloi që fëmijë si fituese e “Gjeniu i vogël”, për tu bërë balerina e parë e trupës së baletit të Tv Klan, Klaudia nis një rrugë të re edhe jashtë vendit.

Nga programi “Amici” në Itali kanë marrë famë shumë balerinë shqiptarë si Kledi Kadiu, Ambeta Toromani, Leon Cino, Klajdi Selimi etj. Edhe klaudia duket në rrugë të mbarë.

Tv Klan