Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka dërguar Presidentit të Republikës Bujar Nishanit, kërkesën për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea.

Vendimi për nisjen e procedurave për përfundimin e mandatit të gjyqtares Andrea u propozua nga kreu i Gjykatës së Lartë, pas dënimit që ajo mori për korrupsion.

Gjyqtarja Andrea u dënua me 4 vite burg , por që ju konvertua me 3 vjet shërbim prove.

Ndërkohë me vendim të Gjykatës së Lartë, asaj i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit për 5 vite. TV KLAN