klodi Lesi

Që prej dy javësh Klodi Lesi, bashkë me djalin e tij 4 – vjecar, ndodhet në arrati pas vrasjes së ish-bashkëshortes së tij greke, ngjarje e ndodhur në Kalkidiki, në afërsi të Selanikut.

Teksa autoritetet policore vazhdojnë kërkimet, televizioni grek Epsilon, shkoi në Rubik, pranë familjes së 36-vjeçarit.

Gazetarët takuan nënën e tij, e cila thotë se nuk është dëgjuar me të birin që prej Pashkëve.

Ajo tregon se familja ishte në dijeni të lidhjes që kishte me gruan greke dhe se kishin qënë kundër kësaj lidhjeje edhe pse nuk i kishin thënë gjë. I kërkon të birit të dorëzohet dhe të mos e torturojë më djalin e vogël, që e mori me vete menjëherë pas krimit.

“E dinim që jetonte me një greke, por nuk i kemi thënë gjë se ai ka jetën e tij. Duhet të dorëzohet në polici menjëherë dhe të mos e torturojë djalin e vogël”.

Një mik i 36 –vjeccarit që është në arrati thotë se ai e kishte telefonuar pak orë pas krimit dhe i kishte thënë se kishte nevojë për ndihmë.

“Më telefonoi dhe ishte mjaft i shqetësuar. Më tha se kishte nevojë për ndihmë, por nuk më tha se çfarë kishte ndodhur. Kërkoi që të vinte në Shqipëri”.

Mediat greke raportuan pak ditë më parë se Klodi Lesi dhe djali i tij 4 – vjeçar ishin parë në një farmaci në qytetin e Janinës, ku ai kishte marre disa ilacce për të miturin që ishte me temperaturë.

Autoritetet zbuluan edhe një shtepi ku ai kishte qëndruar pas krimit. Ata besojnë se 36 – vjeccari ka kaluar kufirin dhe gjendet në Shqipëri.

 

Tv Klan