DORTMUND, GERMANY - SEPTEMBER 14:  Head coach Juergen Klopp smiles prior to the Bundesliga match between Borussia Dortmund and Hamburger SV at Signal Iduna Park on September 14, 2013 in Dortmund, Germany.  (Photo by Lars Baron/Bongarts/Getty Images)

Rezultatet e Real Madrid në Spanjë dhe Europë kanë tronditur pozitën e Carlo Ancelotti. Protestat e vazhdueshme të tifozëve dhe mbyllja e një sezoni pa trofe kanë bërë që president i madrilenëve Florentino Perez të mendojë për një trajner të ri.

Plani është për Jurgen Klopp, që në qershor do të largohet nga Borussia Dortmund, një mendim që nuk gjen mbështetjen lojtarëve, të cilët duan që Ancelotti të qëndrojë sipas gazetës “AS”.

Megjithatë kontaktet me Klopp kanë nisur dhe përflitet për një marreveshje 3 vjeçare me 8 milionë euro në sezon. Me Klopp po kërkohet të ndërtohet ekipi i ri. Carlo Ancelotti ka ende një vit kontratë dhe nëse do të largohet do të dëmshpërblehet. Nën drejtimin e tij Real Madrid ka fituar Champions League që e synonte prej shumë vitesh.

Tv Klan