Një tjetër shkollë e arsimit profesional  binjakëzohet me një nga shkollat më të mira të të njëjtit profil në Europë.

Shkolla “ Pavarësia “ e Vlorës, nënshkroi marrëveshjen e binjakëzimit me shkollën profesionale,  e të njëjtit  profil në Zvicër.

Ministri i mirëqenies Blendi Klosi u shpreh se “Ky binjakëzim ndërmjet dy shkollave do të bëjë të mundur që të prodhojmë realisht një diplomë europiane, në Arsimin Profesional.

Gjithashtu, ministri Klosi u ndal tek rëndësia e fuqizimit të arsimit dhe formimit profesional, si një mekanizëm për rritjen ekonomike të vendit. /Tv Klan