Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi mori pjesë në konferencën e organizuar në Parlamentin Europian me temë “Një e ardhme më e mirë për të rinjtë e Ballkanit”.

Ai u ndal te qasja e Shqipërisë për integrimin e të rinjve, duke nënvizuar iniciativën e Shqipërisë për ngritjen e zyrës e bashkëpunimit rajonal rinor, që synohet të aprovohet në takimin e Parisit të 4 Prillit.

Për Tanja Fajon, Ballkani karakterizohet nga një rini shumë aktive, që nuk do më të përballet me konflikte politike, urrejtje, apo mungesë vizioni.

Ndaj ajo meriton një të ardhme më të mirë me përfshirje të plotë në vendimmarrjen dhe politikat më të rëndësishme të vendit, si edhe një politikë efikase punësimi. /TV KLAN