Rreth 1.2 miliardë euro është dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga abuzimet e kryera për periudhën 2013-2015. Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit vëren se dëmet më të mëdha vijnë nga korrupsioni në fushën e shitjes ose të dhënies me qira, të pasurisë shtetërore.

Sektor në të cilin, KLSH-ja thotë se abuzimet kapin vlerën e rreth 100 milion lekëve, mes të cilëve rendit edhe marrëveshjen e mirëkuptimit me CEZ-in, që sipas raportit përfundimtar, i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën 479 milionë euro, si pasojë e veprimtarisë dhe vendimmarrjes së grupit negociues.

Tatim-taksat sipas KLSH-së kanë shkaktuar një dëm në vlerën e 92 milionë eurove, kryesisht në Sektorin e Koncesioneve të Hidrokarbureve dhe Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave.

Sipas KLSH-së, korrupsioni në Dogana ka sjellë një dëm ekonomik në vlerën e 31 milionë eurove. Në fushën e prokurimeve, KLSH-ja  konstaton se abuzimet kapin shifrën e 2,6 milion lekëve të reja. Në krye të renditjes qëndron Operatori i Sistemit të Transmetimit ku dëmi kap vlerën 868 mijë lekë nga manipulimi i prokurimit.

Raporti vëren se në fushën e shpenzimeve operative, dëmi i zbuluar për karburantin, dietat apo shpenzimet administrative pa kriter. Dëm ekonomik KLSH ka konstatuar edhe në fushën e shpërblimeve dhe në sistemin e pagave. Për rastet e konstatuara ky institucion thotë se ka bërë 51 kallëzime penale për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë, ku përfshihen edhe një ministër, një sekretar i përgjithshëm ministrie, si dhe tre kryetarë bashkie.

Tv Klan