Gjatë viteve 2012-2016 buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 1.47 milardë Euro. Shifra është bërë publike nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj gjatë një aktiviteti mbi rolin e institucioneve audituese në luftën kundër korrupsionit.

Leskaj tha se institucioni qe ai drejton ka dorëzuar në Prokurori 219 kallëzime për 718 zyrtarë. Për disa është kërkuar shkarkimi nga detyra por që nuk janë marrë parasysh.

Sipas Leskajt, reforma në drejtësi është e lidhur ngushtë me luftën kundër korrupsionit dhe pritet të japë ndikimin e saj në zhdukjen e këtij fenomeni. TV KLAN