Për Kontrrollin e Lartë të Shtetit, marrëveshja e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ, për të hequr dorë nga Arbitrazhi, i ka kushtuar vendit një dëm ekonomik prej 479 mln euro. Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj tha para Komisionin Hetimor se auditi i kryer për këtë marrëveshje ka nxjerrë se buxheti do të përballet me kosto shtesë edhe në të ardhmen.

Leskaj thotë se grupi i punës për arritjen e marrëveshjes se mirëkuptimit me CEZ, nuk ka zbatuar detyrimet proceduriale që parashikon ligji dhe nuk ka të dokumentuar negociatat, çka ve në pikëpyetje mbrojten e interesave të vendit.

Leskaj e quan të padrejtë vendimin e Prokurorisë për pushimin e hetimeve për Ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hiçka lidhur me dosjen e CEZ. Ai thotë se lidhur me pushimin e hetimeve ka paraqitur në Gjykatën e Lartë ankimimin duke kërkuar vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve.

Tv Klan