Kontrolli i Lartë i Shtetit, kallëzoi në Prokurori 11 ish – punonjës të ALUIZNI -t dhe Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Korçës.

Ata akuzohen se i kanë shkaktuar një dëm prej 57 milionë lekësh buxhetit të shtetit. Këta ish – punonjës të ALUIZNI -t Korçë kanë kryer legazime në zona të ndaluara nga ligji, pa dokumentacion, e me shmangie pagesash të detyrimeve financiare.

KLSH ka çuar në Prokurori edhe emrat e 5 ish – regjistruesve dhe 2 nëpunësve të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë.

Tv Klan