Dy ish-drejtorë dhe ish-dy specialistë të komisionit vendor të verifikimit të pronësisë në prefekturën e Lezhës janë kallëzuar penalisht në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sipas një auditi të KLSH-së, 4 ish- zyrtaret i kanë sjellë një dëm prej 11 milionë lekësh të reja buxhetit të shtetit. Në 20 raste ata nuk kallëzuar në prokurori komisionerët të ndarjes tokës në fshat të cilët kanë abuzuar me detyrën.

Gjithashtu ata kanë kryer edhe disa shkelje te tjera ligjore që kanë të bëjnë me moskalimin e sipërfaqeve të mëdha toke nga privatët tek shtetit, e cila përdorej padrejtësisht nga individë të ndryshëm. Auditimi është kryer nga data 1 janar 2013 deri më datë 31 dhjetor 2016 dhe te kallëzuarit akuzohet për shpërdorim detyre.  TV KLAN