Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit ishte një mënyrë që klubet të paraqisnin kërkesat e tyre. Drejtori i Partizanit, Genc Tomori pati rezerva për komisionet e federatës.

Genc Tomori, Drejtor i FK Partizani:  

Në Shqipëri ka dy komisione të disiplinës sportive duhet një komision arbitrazhi

.

Artan Hajdari, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF: 

Je kemi votuar në këtë statut dhe është në përputhje me rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s

.

Klubet kërkuan edhe bonuse më të larta për trofetë e fituar dhe e drejta televizive.

Refik Halili, president i KF Tirana:  

Shuma është e ulët

.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka tha se kjo do të diskutohet, për të parë mundësinë e rritjes së shpërblimit.

Armand Duka, President i FSHF-së: 

Do të diskutohet në Komitetin Ekzekutiv ose më e shumta në asamblenë e radhës

.

Armad Duka sqaroi se të drejtën nga shpërblimet televizive e kompeson federata nga buxheti i saj. Disa përfaqësues klubesh sugjeruan që të rritet edhe numri i kartonëve të verdhë që penalizojnë futbollistët me një ndeshje pezullim. Në këtë asamble u kërkua edhe rritja e numrit të lojtarëve të huaj në fushë./Tv Klan